PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping, të forcohet bashkëpunimi me Europën
2014-04-02 10:58:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping rithekoi në Bruksel dëshirën për forcimin e bashkëpunimit me Europën. Në një fjalim të mbajtur të martën në Kolegjin e Europës në Belgjikë, Xi Jinping bëri thirrje për ndërtimin e "urave" që lidhin të dy palët me paqe, zhvillim, reformë dhe qytetërim. Ai tha se Kina dhe Europa kanë nevojë për paqe, gjithëpërfshirje e dialog në vend të luftës, e ballafaqimit.

Lideri kinez i njohu të pranishmit me ndryshimet e thella që po ndodhin në Kinë, duke theksuar se reformat aktuale të vendit kanë hyrë në "një nivel më të avancuar ".

Ai nënvizoi se Kina, historikisht ka një mënyrë të vetën të të menduarit, ndaj ndryshon nga vendet e tjera. "Është e pamundur që Kina të kopjojë sistemin politik apo modelin e zhvillimit të të tjerëve. Po të ndodhte kjo do të ishte me pasoja katastrofike", shtoi Xi Jinping.

Belgjika është ndalesa e fundit e turit europian të Kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping . (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China