PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takohet me Herman Van Rompuy
2014-03-31 19:45:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe kryetari i Këshillit Europian Herman van Rompuy zhvilluan bisedime të hënën në Bruksel, duke shkëmbyer gjerësisht mendime lidhur me thellimin e partneritetit strategjik kino-europian.

Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet Kinë-BE duhet të trajtohen nga një lartësi strategjike dhe të dyja palët duhet të bashkojnë forcat, tregjet e kulturat e tyre për t'i sjellë gjallëri të mëtejshme bashkëpunimit mes tyre dhe për të dhënë ndihmesë për paqen dhe begatinë në botë.

Z. Xi shtoi po ashtu se partneriteti Kinë-BE jo vetëm ka lidhje me zhvillimin e të dy palëve, por edhe ndikon shumë në situatën politike e ekonomike në botë. Pekini e sheh nga një perspektivë strategjike rëndësinë e Bashkimit Europian dhe mbështet në mënyrë të vendosur procesin e integrimit europian. "Kina është e gatshme që të zgjerojë në mënyrë të pandërprerë partneritetin e gjithanshëm strategjik me Bashkimin Europian. Ky është sinjali që po jap gjatë gjithë turneut tim në Europë," tha Xi.

Kryetari i Këshillit Europian Herman van Rompuy nga ana e tij u shpreh se vizita e kryetarit Xi vërteton që partneriteti i gjithanshëm strategjik kino-europian ka një bazë të fortë. "Pala europiane mbështet zhvillimin e ekonomive të reja, duke përfshirë edhe Kinën. Europa është e gatshme që të përpiqet për një ekonomi më të hapur globale. Jemi të gatshëm që të shtojmë shkëmbimet kulturore me Kinën dhe njohjen e ndërsjellë, si edhe bashkëpunimin mbi çështjet afrikane," u shpreh Van Rompuy.

Pas bisedimeve, të dyja palët publikuan Deklaratën e Përbashkët për Thellimin e Partneritetit të Gjithanshëm Strategjik Kinë-Europë. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China