PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez fillon vizitën shtetërore në Francë
2014-03-26 09:35:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Lyon të Francës, pjesë e turneut të tij europian, për të kremtuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Më tej ai do të udhëtojë drejt Parisit për të takuar presidentin Francois Hollande për bisedime, si dhe do të marrë pjesë në festimet e lidhjes gjysmë shekullore midis Kinës dhe Francës.

Të dy palët pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi, të cilat përfshijnë fusha si energjia bërthamore, aviacioni, ubanizimi, bujqësia dhe financat.

Gjatë qëndrimit të Francë lideri kinez do të vizitojë selinë e organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Ndërsa zonja e parë Peng Liyuan, pritet të mandatohet si e dërguar e posaçme e UNESCO-s për arsimimin e vajzave.

Pas Francës, lideri kinez do të ndalojë në Gjermani dhe në Belgjikë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China