PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi bën thirrje për më shumë bashkëpunim në shëndetësi mes Kinës e Francës
2014-03-26 21:15:30 CRI Komenti juaj Printoni
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë në Francë, ishte të mërkurën në qendrën kërkimore "Biomerieux" në Lion.

Lideri kinez tha se Kina dhe Franca kanë pasur shkëmbime të shpeshta dhe kanë perspektivë të gjerë bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Gjatë dhjetëra vjetëve qendra "Biomerieux" ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse kineze në fusha të tilla si parandalimi e mjekimi i tuberkulozit dhe kontrolli i epidemive.

Presidenti Xi vuri në dukje se Pekini po nxit reformat në sektorin e shëndetit publik dhe se përmirësimi i sistemit të shërbimit shëndetësor vlerësohet si një nga përparësitë e qeverisë. Njëkohësisht, Kina po forcon aftësinë për parandalimin e epidemive kryesore, për të rritur më tej nivelin shëndetësor të banorëve në Kinë.

Xi arriti të martën në Lion, ndalesa e parë e vizitës së tij në Francë. Më pas kryetari i shtetit i Kinës do të vizitojë Parisin, ku do të takohet me presidentin e Francës Francois Hollande. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China