PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takohet me Obamën
2014-03-24 21:30:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Hagë me presidentin e ShBA-së Barak Obama, në prag të hapjes së Samitit të 3-të të Sigurisë Bërthamore. Ky është takimi i parë për këtë vit ndërmjet dy krerëve të shteteve.

Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për krijimin e një tipi të ri marrëdhëniesh mes vendesh të mëdha, u shpreh z. Xi, duke vënë në dukje se e vlerësonte të njëjtin angazhim të shprehur në një letër që kishte marrë së fundmi nga presidenti Obama.

"Që nga viti i kaluar, nëpërmjet lidhjeve të ngushta të ndryshme, kemi arritur konsensus për një varg çështjesh të rëndësishme dhe, si rrjedhim, marrëdhëniet kino-amerikane kanë pasur përparime të rëndësishme. Sivjet, me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe përballë situatës së ndërlikuar ndërkombëtare, Kina dhe ShBA-ja kanë më shumë hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm," theksoi z. Xi. Ai vuri në dukje se pala kineze është e gatshme që bashkë me palën amerikane të ngulë këmbë në parimin e shmangies së konfrontimit e të kundërvënies, të respektit reciprok dhe të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella. Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e bashkërendimin dypalësh, rajonal dhe global me veprime më efektive, për të shmangur mosmarrëveshjet dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, theksoi presidenti kinez.

Z. Xi e falënderoi gjithashtu homologun e vet amerikan për telegramin e ngushëllimit lidhur me zhdukjen e aeroplanit të "Malaysia Airlines" dhe kërkoi nga departamentet përkatëse të ShBA-së të marrin pjesë në punët e kërkimit dhe t'i ofrojnë informacione palës kineze. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China