PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Holandë
2014-03-23 09:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping arriti të shtunën në Amsterdam për një vizitë zyrtare në Holandë.

Holanda është ndalesa e parë e turneut evropian të Xi-së, që do të përfshijë gjithashtu Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën. Kreu i shtetit kinez do të marrë pjesë edhe në Samitin e tretë të Sigurisë Bërthamore që zhvillohet në Hagë më 24-25 mars.

Xi është presidenti i parë kinez që viziton Holandën që kur të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1972. Ai do të takohet me mbretin Willem-Alexander dhe drejtues parlamentarë, si dhe do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Mark Rutte. Të dy palët do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi, energji, financa dhe kulturë.

Duke e quajtur në një deklaratë pas mbërritjes Holandën si "partnere e rëndësishme e Kinës në Europë", Xi shprehu shpresën se vizita e tij "do të ndihmojë në rritjen e besimit të ndërsjellë politik midis Kinës dhe Holandës, do të zgjerojë bashkëpunimin konkret dhe do të thellojë miqësinë mes dy popujve".

Për 11 vjet rresht Holanda ka qenë partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës në Bashkimin Evropian, kurse Kina ka qenë partnerja e dytë më e madh tregtare e Holandës për katër vjet rresht.

Duke përshëndetur lidhjet e forta tregtare dypalëshe, kryeministri holandez Mark Rutte tha në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve "Hsinhua" para vizitës së z. Xi se të dy vendet "mund të mësojnë shumë nga njëri-tjetri".

Nga ana e tij, z. Xi u shpreh po ashtu se është i gatshëm të punojë me udhëheqësit e BE-së e të vendeve anëtare të saj për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve Kinë-BE, në të mirë të popullit kinez dhe të popujve europianë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China