PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diplomacia e Kinës do të jetë më pragmatike
2014-03-10 19:55:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala në lajm: 外交---Wài Jiāo---Diplomaci

Në krahasim me të kaluarën, sivjet diplomacia ka qenë më aktive, jo vetëm për shkak të situatës së ndërlikuar ndërkombëtare, por edhe për shkak të ideve të reja të liderëve të Kinës. Nga raporti i punës i qeverisë të mbajtur nga kryeministri Li Keqiang, deri në konferencën e shtypit të ministrit të Jashtëm Wang Yi, është qartësuar udhërrëfyesi i diplomacisë kineze.

Diplomacia është vënë në fokus për të zgjidhur çështje të brendshme dhe të jashtme, ndihmuar zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës si dhe sjelljen si një vend i madh.


Xi Jingping dhe Obama

Kina po prek tani thellësinë e reformave, ndaj dhe në disa raste diplomacia ka qenë kontradiktore. Roli i Kinës në arenën ndërkombëtarë është rritur e për rrjedhojë vendi duhet të jetë më aktiv në hartimin e rregullave ndërkombëtare. Në anën e tjetër, me zhvillimin e vendit, "teoria e ndikimit nga Kina" u përhap më tej. Tani mbrojtja e sigurisë shtetërore dhe ruajtja e paqes në botë janë procese më të ndërlikuar.

Në këtë situatë, liderët e rinj të Kinës propozuan një sërë idesh për të zhvilluar marrëdhëniet me vendet e mëdha, vendet kufitare dhe vendet në zhvillim.


Li Keqiang

Për herë të parë u propozua hapja e zonës ekonomike të Rrugës së Mëndafshit, Rruga Detare e Mëndafshit në shekullin e 21-të. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë për herë të parë në një aktivitet të madh sportiv siç janë Lojërat Olimpike Dimërore. Të gjithë këto veprime tregojnë rëndësinë dhe përgjegjësinë politikës së Jashtme të Kinës.

Ky kurs i ri i diplomacisë kineze ofron perspektivën nxitjes së bashkëpunimit e të paqes dhe formimit të rregullave të reja politike e ekonomike ndërkombëtare. Pas kongresit të 18-të, Kina dërgoi për herë të parë në vende të tjera zyrtarë të lartë në rang ministri për të shpjeguar kursin e ri të Pekinit.

Në anën e tjetër, Pekin ka përdorur diplomacinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Japoninë dhe Filipinet, me synim ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial.


Wang yi

Vendosja e Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore dhe shtimi i patrullimeve në ishujt Diaoyu e në detin Jugor, u shoqëruan me një fushatë diplomatike për të fituar mbështetjen ndërkombëtare.

Në vitin 2014 Kina do të thellojë më tej ndërtimin e marrëdhënieve me vendet e mëdha, ndërtimin e strategjinë së bashkëpunimit me vendet fqinje, thellimin e bashkëpunimit me vendet në zhvillim dhe diplomacinë ekonomike. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China