PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping i jep një intervistë Rossiya TV në Sochi
2014-02-10 16:55:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 采访---Caǐ Fǎng---Intervistë


Presidenti i Kinës Xi Jinping ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi të Rusisë. Kjo ishte hera e parë që lideri më i lartë i Kinës merr pjesë në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar jashtë Kinës, që pasi u zgjidh si kryetari i shtetit, ndërsa është hera e dytë që Xi Jinping viziton Rusinë si vendin parë.

Pas mbërritjes më 6 shkurt në Sochi, Xi Jinping u takua kokë me kokë me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë kësaj vizite, Xi Jinping i dha një intervistë televizionit rus 'Rossiya'.

Lideri kinez u shpreh shumë i kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kino-ruse. Aktualisht zhvillimi i marrëdhënieve kino-ruse ndodhet në çastin më të konsoliduar dhe besimi të plotë, me ndikim më të madh në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar.

Ai dhe presidenti Putin i çmojnë shumë këto marrëdhënie, dhe dëshirojnë ta nxitin më tej. Vizita e tij në Sochi shërben për të shprehur mbështetjen e Rusisë për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, si dhe një pikënisje e re për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Si ekonomia e dytë më e madhe e botës, zhvillimi i Kinës ka tërhequr shumë vëmendje. Në nëntor të vitit të kaluar, Plenumi i Tretë i PKK-së, i hapi rrugën thellimit të gjithanshëm të reformës. Kur u pyet gjatë intervistës për perspektivën e reformës së Kinës, Xi Jinping u shpreh se pas një zhvillimi prej mbi 30 vjetësh, tani reforma ka hyrë në zonën e saj të thellë.

Presidenti theksoi se zhvillimi i reformave është një çështje e rëndësishme që lidhet me përparimin e vendit. Në situatën aktuale ndërkombëtare, Kina duhet të kapë shansin, duke përballuar sfidat për të realizuar të tjera përparime.

"Për të përqendruar forcat në nxitjen e reformave, Partia Komuniste e Kinës krijoi një grup pune për thellimin e reformave, duke synuar bashkërendimin e sektorëve të ndryshëm për zbatimin e çështjeve të rëndësishme", i tha gazetarit rus Xi Jinping.

Duke iu përgjigjur pyetjes për punën e tij si kryetar i shtetit, Xi Jinping tha se Kina është një vend me territor të gjerë dhe popullsi të madhe.

"Kam punuar në krahina të ndryshme të vendit dhe kuptova shumë mirë se nga lindja deri në perëndim, nga autoritetet lokale dhe qeveria qendrore, ekziston një diferencë e madhe. Prandaj, çdo lider kinez duhet të dijë të bëjë zgjedhje të drejta në rastet e duhura sikur po luan piano," u shpreh Xi Jinping.

Gjatë intervistës, ai përmendi edhe disa hobi të veta si lexim i librave, shijim i filmave, shëtitja, notimi etj. Për sa i përket lojërave sportive, Xi foli në veçanti rreth pasionit për të parë lojërat mbi akull si hokej dhe patinazh artistik. Por ai pohoi se për shkak të detyrës, ndër të gjitha hobet, tani ai mund të vazhdojë vetëm leximin.

"Leximi mund t'i ndihmojë njerëzit të mbajnë vitalitetin shpirtëror, të kenë mendje të ndriçuar dhe horizont të gjerë", tha Xi Jinping.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China