PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping takon kreun e OKB-së Ban Ki Mun
2014-02-07 20:22:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten në Soçi të Rusisë, në prag të hapjes së Lojërave të 22-ta Olimpike Dimërore, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun.

Presidenti Xi u shpreh se fryma olimpike përputhet me qëllimin e OBK-së për të nxitur paqen në botë. Pala kineze i kushton rëndësi të madhe ndihmesës së OKB-së në këtë drejtim dhe do të vazhdojë të mbështetë punën e kësaj organizate.

Z. Xi theksoi se zhvillimi i Kinës është i pandarë nga një mjedis i jashtëm paqësor. Pekini do të punojë për mbrojtjen e paqes dhe për zhvillimin e përbashkët të botës. Kina do të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare, do të marrë pjesë në punët e ndryshme të OKB-së dhe do të kontribuojë më shumë për përparimin e njerëzimit.

Ban Ki Mun u shpreh nga ana e tij se OKB-ja e vlerëson shumë kontributin e spikatur të Kinës. Ndër pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Kina është vendi që ka dërguar më shumë forca paqeruajtëse. Kina ofroi anije

për transferimin e armëve kimike të Sirisë që do të shkatërrohen, dhe mori pjesë në zgjidhjen politike të problemit të Sudanit të Jugut, Sirisë etj., gjë që tregon përpjekjet e Kinës për paqen botërore, theksoi numri një i OKB-së.

Lidhur me Azinë Verilindore, presidenti Xi vuri në dukje se Kina do të bashkëpunojë me vendet e këtij rajoni për stabilitetin dhe paqen. Vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i themelimit të OKB-së dhe i fitores së luftës antifashiste dhe i luftës antijaponeze të popullit kinez. OKB-ja është rezultat i luftës antifashiste botërore dhe mishëron shpresat e të gjithë popujve për paqe, vuri në dukje z. Xi.

Nga ana e tij kreu i OKB-së Ban Ki Mun shprehu shpresën se Azia Verilindore do të vazhdojë të përparojët dhe të ruajë stabilitetin. OKB-ja do të bashkëpunojë me vendet e Azisë Verilindore për të nxitur paqen dhe zhvillimin e botës, vuri në dukje ai.

Xi e Ban shkëmbyen gjithashtu mendime për çështjen e Sirisë, Gadishullin Korean,ndryshimin e klimës etj.(Artani/Zhang Nan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China