PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi e Hollande shkëmbejnë telegrame urimi
2014-01-28 11:18:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij francez François Hollande i kanë dërguar njëri-tjetrit telegrame urimi me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në telegramin e tij të urimit Xi Jinping vë në dukje se më 27 janar 1964, kryetari Mao Ce Dun dhe gjenerali Sharl de Gol morën vendimin historik për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Francës, duke filluar erën e re të marrëdhënieve kino-evropiane. Kina e Franca janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-frenceze jo vetëm përputhet me interesat e të dy popujve, por është edhe në të mirë të paqes e stabilitetit në botë. "Unë u kushtoj rëndësi të madhe marrëdhënieve kino-franceze dhe dëshiroj që të përpiqem bashkë me Ju për të nxitur hyrjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në një fazë të re," thekson kreu i shtetit kinez në telegramin e tij të urimit për homologun francez.

Nga ana e tij, presidenti francez François Hollande shprehet në telegramin e tij të urimit se Franca ishte vendi i parë perëndimor që vendosi marrëdhënie në nivel ambasadorësh me Kinën e Re. Gjenerali Sharl de Gol e mori këtë vendim madhor, për shkak se të dy vendet kanë një shpirt një fortë pavarësie, vuri në dukje Hollande, duke shtuar se sukseset e mëdha të zhvillimit të Kinës tregojnë që ky ishte një vendim i drejtë. Hollande vë në dukje se Kina do të luajë rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare dhe pala franceze shpreson të forcojë me palën kineze bashkërendimin në problemet ndërkombëtare e globale dhe të ruajnë së bashku zhvillimin e botës shumëpolarëshe. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China