PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Zgjidhja politike e çështjes siriane, mes sfidave dhe shpresës
2014-01-24 10:06:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të enjten se rruga për zgjidhjen politike të çështjes siriane përballet me shumë sfida, por ka perspektivë optimiste.

Kryediplomati kinez i tha këto gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Wang Yi tha se në ditën e dytë të Konferencës së Dytë të Gjenevës, të drejtuar nga OKB-ja, pati të paktën 3 rezultate. Së pari, këmbëngulja në zgjidhjen politike, duke rënë dakord që metodat ushtarake nuk ofrojnë rrugëdalje; së dyti, do të nisë sa më shpejt procesi i bisedimeve të paqes midis dy palëve siriane në konflikt si dhe do të vijojnë bisedimet; së treti, palët do të angazhohen së bashku për ndihmat humanitare, në veçanti për lehtësimin e vuajtjeve të refugjatëve sirianë.

Ministri i Jashtëm propozoi gjithashtu se për zhvillimin e pandërprerë të procesit të bisedimeve të paqes, OKB-ja duhet të konsiderojë krijimin e mekanizmit të vijueshëm mbështetës. "Kina do të vazhdojë të përkrahë me të gjitha forcat rolin drejtues të OKB-së, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejt të çështjes siriane në mënyrë politike." shtoi ministri Wang. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China