PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, tregtia e jashtme vështirë se mund të rritet me 8% këtë vit
2013-11-20 16:36:01 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala e kyçe: 外贸---Wài maò---Tregtia e Jashtme

Fjala e kyçe për sot është Tregtia e Jashtme, që në kinezisht mund të thuhet si Waimao.

Ministria e Tregtisë e Kinës thotë se është tejet i vështirë arritja e objektivit prej 8 për qind për rritjen e tregtisë së, por ka ende shpresa.

Sipas statistikave të doganave kineze, në 10 muajt e parë, vëllimi i përgjithshëm i importit dhe i eksportit i Kinës kaloi 2.1 miliardë juanë (afro 340 milionë dollarë amerikanë, duke u rritur 7.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Shen Danyang u shpreh se në 10 muaj të parë të këtij viti, tregtia e Kinës me BE-në, ShBA-në dhe vendet e ASEAN-it pësoi rritje.

"Rritjet e tregtisë dypalëshe midis Kinës e BE-së, ShBA-së dhe ASEAN-it arriti përkatësisht 0.5%, 6.9%, 10.9%. Në të cilat, në tetor eksporti i Kinës në BE u rrit 12.6%, në ShBA u rrit 8.6%, që është më e lartë se norma kombëtare e rritjes së eksportit. Eksporti i Kinës në drejt vendeve të ASEAN-it u rrit 10.8% dhe norma e rritjes shkoi në më shumë 0.6% në krahasim me muajin e kaluar."

Fjala e kyçe për sot është Tregtia e Jashtme, që në kinezisht mund të thuhet si Waimao.

Ministria e Tregtisë e lidh rritjen e tregtisë së jashtme në tetor me politikat e qeverisë kineze, për realizimin e një rritjeje të qëndrueshme dhe për rregullimin e strukturës së importit dhe të eksportit, por edhe rimëkëmbjen ngadalshme të ekonomisë globale.

Duhet theksuar se tregtia e jashtme këtë vit është nën presion e vazhdueshëm të kushteve në tregjet ndërkombëtare, ku padyshim ndikojnë kërkesa e dobët, rritja e kostos së prodhimit dhe ashpërsia e konkurrencës në tregje.

"Sipas parashikimeve tona, në dy muajt e ardhshëm tregtia e jashtme e Kinës do të vijojë të përballet me vështirësi të vazhdueshme në disa fusha. Kështu parashikojmë se kërkesa për mallra do të vijojë të jetë e dobët, kostoja e prodhimit do të vijojë të rritet, si edhe do të shtohet konkurrenca ndërkombëtare dhe porositë do të shkojnë në vende të tjera jashtë Kinës. "

Vëllimi i tregtisë së jashtme ishte i lartë në dhjetorin e vitit të kaluar, çka ndikoi në rritjen e normës totale për gjithë vitin. Ministria e Tregtisë pret që një gjë e tillë do të përsëritet edhe këtë vit. Shumë ekspertë mendojnë se është e vështirë që Kina të realizojë objektivin prej 8% të rritjes së normës së tregtisë së jashtme. Zëdhënësi Shen Danyang pranon mendimin e ekspertëve, por shton se ka ende besim.

"Pranoj mendimet e ekspertëve, por për shkak se që nga janari deri në tetor të këtij viti, realizimi ka qenë 7.6%, çka nuk është shumë larg objektivit, mendoj se nëpërmjet përpjekjeve, ka mundësi të realizohet qëllimi i parashikimit prej 8%. "

Fjala e kyçe për sot është Tregtia e Jashtme, që në kinezisht mund të thuhet si Waimao. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China