Pekin e mirëpret bashkëpunimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe Iranit.
Të hënën, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të IAEA-s, zv/ministri i Jashtëm iranian dhe kryenegociatori i bisedimeve bërthamore i Iranit Abbas Araghchi tha se takimi ishte konstruktiv dhe se Irani kërkon një rrugë të re për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi programin e tij bërthamor.
Duke komentuar deklaratat pas takimit, Ministria e Jashtme tha se Pekini inkurajon shtimin e dialogut dhe bashkëpunimit, për një rol më konstruktiv për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Lidhur me konferencën e Gjenevës, Ministria e Jashtme u shpreh se palët e ndryshme duhet të kapin shans për dialog dhe të kërkojnë pikët e përbashkëta, për të krijuar kushtet për një zgjidhje afatgjatë për programin bërthamor të Iranit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)