PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brunei, varg takimesh të kryeministrit Li Keqiang
2013-10-10 10:29:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi të mërkurën pasdite në kryeqytetin e Bruneit Bandar Seri Begavan takime të veçanta me presidentin e Mianmarit U Thein Sein, kryeministrin e Malajzisë Najib Tun Razak, kryeministrin e Australisë Tony Abbott, si dhe sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.


U Thein Sein


Najib Tun Razak

Gjatë takimit me U Thein Sein, z. Li Keqiang u shpreh se pala kineze përkrah nxitjen e procesit të paqes në Mianmar dhe është e gatshme të ruajë së bashku me palën mianmarase stabilitetin në kufirin midis dy vendeve. Kreu i qeverisë kineze shprehu shpresën se Mianmari do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe ASEAN-it.

Gjatë takimit me kryediplomatin amerikan John Kerry, z. Li Keqiang tha se pala kineze i kushton rëndësi të madhe çështjes së kufirit të sipërm të borxhit amerikan. Pekini shpreson se pala amerikane do të lehtësojë kufizimet ndaj eksportit të teknologjisë së lartë në Kinë. Pala kineze dëshiron të forcojë bashkërendimin strategjik me palën amerikane, për të luajtur rol konstruktiv në nxitjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë globale. (Vera/Artani)


Tony Abbott


John Kerry

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China