PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-Kryeministri Rama takon Ban Ki-moon
2013-09-30 09:48:54 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri Edi Rama siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për rolin konstruktiv të Shqipërisë në këtë organizatë. Kreu i qeverisë Rama zhvilloi në Nju Jork një takim të posaçëm me Sekretarin e Përgjithshëm të KB, bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB përgëzoi kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe për përfshirjen shumë të gjerë të grave në kabinetin qeveritar në veçanti.

Gjatë takimit, Rama u ndal edhe në situatën e re të krijuar në Ballkan, pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë,duke theksuar se kjo marrëveshje mbyll një kapitull konfliktesh në Ballkan dhe i hap rrugë një fryme të re bashkëpunimi në rajon.(Nga ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China