PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundër ndërhyrjes në Siri, Wang Yi bisedon në telefon me Kerry-n
2013-09-09 09:28:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përsëriti edhe një herë të dielën kundërshtinë për të ndërhyrjen ushtarake në Siri. Ministri i Jashtëm Wang Yi bisedoi në telefon me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, me ftesë të këtij të fundit.

Ministri Wang ritheksoi qëndrimin kundër përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i këshilloi vendet që mbështesin sulmin të mendojnë mirë para se të përdorin forcën.

Duhen mbrojtur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kundërshtuar përdorimi i armëve kimike, tha Wang, duke shtuar se palët duhet të vendosin brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Të përpiqemi të biem dakord dhe ta trajtojmë në mënyrë të përshtatshme gjendjen," tha Wang.

Kryediplomati kinez ritheksoi takimin e dy presidentëve dhe çështjet e rëna dakord për një sërë problemesh rajonale dhe ndërkombëtare. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China