PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang bisedon me Fabius për Sirinë
2013-08-30 20:37:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi gjatë një bisede telefonike të premten me homologun francez Laurent Fabius theksoi se duhen pritur rezultatet e hetimeve për përdorimin ose jo të armëve kimike në Siri, për të shqyrtuar veprimet e mëtejshme.

Ai kundërshtoi përdorimin e armëve kimike, duke nënvizuar përkrahjen ndaj OKB-së për kryerjen e hetimeve të pavarura, të drejta, objektive dhe profesionale.

"Lidhur me vendimin serioz nëse do të ndërhyhet ushtarakisht ose do të ndiqen rrugët paqësore, palët duhet të mbajnë një qëndrim të përgjegjshëm dhe serioz", tha kryediplomati kinez.

Fabius tha se Franca këmbëngul në një reagim të duhur për përdorimin e armëve kimike në Siri.

"OKB-ja duhet të shpejtojë procesin hetimor. Diplomacia është zgjidhja përfundimtare për çështjen siriane", tha Fabius.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China