PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA, ekip për programin e mbikëqyrjes
2013-08-23 11:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

监控---Jiān Kòng---Mbikëqyrje, Kontroll

Kjo është një fjalë që përdoret zakonisht në fushën e sigurisë, si përshembull sistemi mbikëqyrës i komunikimeve, siç është programi "Prizëm" i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, që u bë publik nga ish punonjësi Edward Snowden.

Shtëpia e Bardhë krijoi së fundi një grup ekspertësh për të shqyrtuar projektet e qeverisë për mbikëqyrjen. Para dy javësh, presidenti i SHBA-së Barak Obama njoftoi krijimin e këtij grupi dhe tha se qeveria amerikane duhet të fitojë besimin e popullit dhe të bindë qytetarët se programet e mbikëqyrjes nuk synojnë të tejkalojnë kompetencat dhe të prekin privatësinë e amerikanëve. Ky grup ekspertësh gjithashtu do të bëjë një vlerësim për qeverinë nëse ka qënë transparente sa duhet ndaj publikut për masat që janë marrë ndaj kërcënimeve të brendshme.

Anëtarët e këtij grupi, përfshijnë mes të tjerësh ish drejtorin në detyrë të CIA-s Michael Morrell dhe tre ish funksionarë të Shtëpisë së Bardhë. Ky grup do të paraqesë një raport paraprak brenda 60 ditëve para shefit të CIA-s e më pas ai do t'i raportojë presidentit Barak Obama për rezultatet e hetimit. Raporti përfundimtar do të dalë në fund të këtij viti. Megjithëse Shtëpia e Bardhë theksoi se ky është një grup i pavarur, në opinionin publik ende është e paqartë se si do të funksionojë ekipi.

Fjala që po mësojmë sot është Jiān Kòng - mbikëqyrje, kontroll. Kjo është një fjalë që përdoret zakonisht në fushën e sigurisë.

Qeveria amerikane nisi zbatimin e projektit për mbikëqyrjen e internetit dhe të telefonave, gjë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik amerikan por edhe të vendeve të ndryshme. Amerikanët dyshojnë në ligjshmërinë e këtij projekti dhe kanë shprehur shqetësimin nëse privatësia e tyre po respektohet e mbrohet siç duhet.

Në qershor të këtij viti, ish punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden zbuloi programin "Prizëm", me anë të të cilit autoritetet bënin monitorimin e internetit dhe të telefonave, duke shkaktuar reagime të ashpra si në vend ashtu edhe në mbarë botën. Por qeveria amerikane e ka justifikuar aplikimin e programit, duke thënë se është në kuadër të masave kundër terrorizmit dhe shtoi se nuk prek privatësinë e qytetarëve.

Mediat amerikane raportuan se pavarësisht faktit se Obama ka shpallur një sërë masash për reformimin e programeve të mbikëqyrjes, sistemi nuk mund të funksionojë normalisht. Kongresi amerikan gjithashtu duhet të shqyrtojë mënyrat se si të mbrohet privatësia e qytetarëve. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China