Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vendosi të hënën për akordimin e një fondi të ri për Greqinë prej 2.3 miliardë dollarësh, pas përfundimit të shqyrtimit ekonomik të Eurozonës.
Bordi Drejtues i FMN-së, pas rishikimit të katërt mbi ecurinë e ekonomisë greke vendosi të lëvrojë 2.29 miliardë dollarë, duke e çuar shumën totale të huasë në 10.94 miliardë dollarë, u bë e ditur në deklaratën e FMN-së.
"Autoritetet greke kanë bërë një përparim për t'u admiruar në reduktimin e paqëndrushmërisë fiskale. Megjithatë, progresi në reformat institucionale dhe strukturore, në sektorin publik dhe më gjerë, nuk ka qenë aq sa duhet në përpjestim me problemet që përballet Greqia.
Shtimi i përpjekjeve në këtë fushë mbetet çelësi për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen," tha shefja e FMN-së, Christine Lagarde. (Albana)