PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tërmeti në Gansu shkakton 89 viktima
2013-07-23 15:52:56 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet e qytetit Dingxi të provincës Gansu të Kinës veriperëndimore bënë të ditur në një konferencë për shtyp se deri në orën 22.00 të së hënës, tërmeti i fundit shkaktoi 89 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur. Pesë rezultojnë ende të zhdukur. Nga pasojat e tij janë prekur gjithsej 123 mijë persona.

Zv/komandanti i operacioneve të shpëtimit Zhang Yidu thotë se janë përqëndruar te kërkimet, mjekimi i të plagosurve dhe sistemimi i atyre që kanë mbetur pa shtëpi.

"Puna e parë është kërkimi dhe shpëtimi, pasi 5 persona janë ende poshtë rrënojave. Po përdorim aparatura të posaçme kërkuese. Krahas kësaj, edhe sistemimi i të prekurve është një detyrë e rëndësishme", tha Zhang Yidu.

Pas tërmetit, mbi 1800 ushtarë, policë dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje për të ndihmuar mbi 1000 punonjës dhe funksionarë të qeverisë lokale. Komisari i Departamentit të Zjarrfikësve të provincës Gansu, Zhang Cunyi tha se u gjetën 27 banorë të bllokuar, 22 janë plagosur dhe 5 kishin humbur jetën.

"Brenda 72 orëve të ardhshme, operacionet e shpëtimit do të vijojnë pa u ndërprerë", tha Zhang Cunyi.

Për tërmetin (dizhen) që ra në Dingxi, drejtori i stërvitjeve pranë Ministrisë së Sigurisë Publike, Wei Handong tha se me ndikimet e disa faktorëve, si sipërfaqja e gjerë e banesat e vjetra, operacionet e shpëtimit kanë hasur në vështirësi.

"Faktori kryesor negativ për operacionet e shpëtimit është se fshtrat e prekura ndodhen larg njeri-tjetrit. Numri i viktimave është i madh pasi ka patur rrëshqitje toke, gjatë kohës që ra tërmeti. Duke qenë se janë zona të pazhvilluara, aty ka banesa që nuk i rezistojnë lëkundjeve të tokës. Ndërkohë që banesat e ndërtuara me beton dhe çimento nuk janë dëmtuar", thotë Wei.

Për të minimizuar dëmet, sektori energjitik dhe ai telekomunikacionit po përpiqen për riparimin sa më parë të linjave të dëmtuara. Deri tani, furnizimi me energji elektrike është vënë në dispozicion të gjysmës së famijeve të prekura. Ndërkohë që janë riparuar edhe rrugët.

Tërmeti që ra në Dingxi deri më tani ka prekur 123 mijë persona. Ministria e Çështjeve Civile vuri në përdorim urgjentisht 10 mijë çadra, 30 mijë batanije, 5 mijë krevatë portativë dhe 10 mijë çanta kampingu. Qeveria lokale në Gansu lëvroi një fond urjgent prej pesë milionë juanësh, duke dërguar materiale ndihme, si ushqim dhe ujë të pijshëm.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China