PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, fitime të larta nga shitja e biletave të filmave
2013-07-18 15:06:27 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas shifrave të publikuara ditët e fundit nga Administrata Shtetërore e Shtypit, Botimeve dhe Radio Film Televizionit e Kinës, deri në fund të qershorit, vlera e përgjithshme e biletave të shitura të filmave arriti gati 11 miliardë juanë (afro 1.75 miliardë dollarë amerikanë) në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ndër to, filmat kinezë arkëtuan mbi 6.8 miliardë juanë, duke zënë mbi 60% e vlerës së përgjithshme të biletave të shitura në mbarë vendin. Gjatë konkurrimit me filmat e huaj, filmat kinezë, në pesë vitet e fundit, kaluan për herë të parë të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave.

Në listën e filmave më të shituar në gjashtë muajt e kaluar, ndër pesë të parët, filmat e prodhuar nga kompanitë kineze zunë katër vende. Filmi si Ëndrra Amerikane në Kinë (American dreams in China), "Dedikuar rinisë sonë" dhe "Udhëtim drejt perëndimit, shkatërrim i shpirtrave të këqij" arkëtuan mbi 500 milionë juanë nga biletat e shitura në kinema.  

Prof. Yin Hong, drejtori i Qendrës Studimore të Komunikimit të Film Televizionit pranë Universitetit Tshinghua, theksoi ky rezultat nuk është rastësor.

"Sipas meje, arsyeja e parë është se filmat e importuar në gjashtëmujorin e parë nuk ishin shumë konkurrues. Së dyti, brezi i ri i regjisorëve dhe punonjësit e rinj janë bërë forcë kryesore e kinematografisë, duke ndryshuar prodhimin e filmave nga stili i kaluar. Dhe së treti, në vitet e fundit, në qytete të mesme dhe të vogla janë ndërtuar shumë kinema moderne. Duke ngritur kapacitetin e tërheqjes së më shumë shikuesve në këto krahina ku banorët preferojnë më shumë filma kinezë dhe ku filmat e huaj nuk i kushtojnë aq shumë forcë promovimit siç ndodh në metropole. Të gjithë këta faktorë besoj se krijuan bumin e shitjes së filmave kineze," tha z. Yin.

Sipas të dhënave, çdo ditë shtohen 10 ekrane kinemaje dhe deri tani, numri i përgjithshëm i ekraneve i afrohet numrit 15 mijë. Profesori i Universitetit të Medieve të Kinës Zhao Yuning, tha se vitet e fundit, megjithëse po rritet numri i ekraneve, paraqitja jo e mirë e filmave amerikanë krijon shans për filmat kinezë.

"Filmat e hollywood-it po ulin ndikimin. Nuk guxojnë të bëjnë prova të reja por vetëm përsërisin," tha Zhao Yuning. Ai shton se nëse shtojmë prodhimin e komedive romantike apo filmave aksion me buxhet të vogël, në të ardhmen mund të kemi sukses për prodhimin e filmave me buxhet të lartë.

Duke i hedhur retrospektivë filmave më të shitur kinezë, prof. Yi Hong theksoi se pjesa dërrmuese e tyre ishin komedi që tërhoqën më shumë të rinjtë.

"Edhe pse të pëlqen një frut, është e pamundur që ta hash çdo ditë. Prandaj, nuk mund të mbështetemi te vetëm një stil ose një temë. Duhet të zgjerojmë më shumë temën e filmave. Nga ana tjetër, suksesi i afatgjatë duhet të bazohet mbi zhvillimin e tërë industrisë kinematografike. Prandaj, rezultati kësaj here duket më shumë si fitore e një beteje. Por nuk do të thotë se kinematografia jonë është mjaft e fuqishme para konkurrimit ndaj filmave amerikane", tha ai.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China