Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem deklaroi se Greqia duhet të zbatojë plotësisht paketën e reformave deri në 19 korrik për të marrë këstin e parë të kredisë prej 2.5 miliardë eurosh.
Mes detyrimeve përfshihen edhe masat për uljen e rreziqeve mbi programet ndërkombëtare të mbështetjes financiare, rikthimin e rritjes së qendrueshme dhe uljen e papunësisë.
Dijsselbloem megjithatë thekoi se autoritetet greke kanë shënuar përparim domethënës në fushën e konkurrueshmërisë, forcimin e pozicionit fiskal dhe të sistemit bankar.