Kreu i delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha shanset që me qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, të marrë statusin kandidat për në dhjetor të këtij viti.
Deklarata u bë pas takimit që ambasadori i BE-së zhvilloi me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, kryeministri i ardhshëm.
"Nëse ecet me reformat e duhura, vendi mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në muajin dhjetor. Me zotin Rama diskutuam për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara," u shpreh ambasadori.
"Është e vështirë të bëhen parashikime.Unë besoj plotësisht së Shqipëria dhe shqiptarët i kanë të gjitha potencialet për të realizuar me sukses këtë proces," nënvizoi Sequi.