PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri, mbyllet fushata elektorale
2013-06-21 09:58:59 CRI Komenti juaj Printoni

Partitë politike në Shqipëri mbyllën fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen këtë të diel.

Demokratët zhvilluan mitingjet përmbyllëse në Kamëz, Kavajë e Durrës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u tha qytetarëve se me votën për të djathtën ata zgjedhin legalizimin e banesave, dyfishimin e turizmit, zhvillimin e integrimin e vendit në BE.

"Fitorja e 23 qershorit do të jetë fitorja e punësimit masiv të qytetarëve. Katër vitet që vijnë do jenë vitet e integrimit të Shqipërisë, vitet e statusit dhe hapjes së negociatave për vend anëtar në BE", deklaroi Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga sheshi "Nënë Tereza" i Tiranës, mbylli të premten në mbrëmje fushatën elektorale për këtë qark, i konceptuar si preludi i dy mitingjeve paralele në Vlorë dhe në Shkodër.

"Unë iu zotohem se me votën tuaj për 'Rilindjen', ju kryeqytetasit, pavarësisht prejardhjeve krahinore, pavarësisht përkatësive partiake, pavarësisht përkatësive fetare, pavarësisht moshës dhe gjinisë, do të keni në krah një qeveri, që hallet tuaja do t'i bëjë të vetat, problemet tuaja do t'i ketë të vetat dhe unë do jem pranë jush në çdo përpjekje për t'i zgjidhur hallet dhe problemet", tha Rama. (Marrë nga abcnews dhe Top Channel)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China