PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang jep leksion nga hapësira
2013-06-20 10:42:22 CRI Komenti juaj Printoni



 

Astronautja kineze Wang Yaping, një nga tre anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike "Shenzhou-10", përshëndeti rreth 330 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të mbledhur në një shkollë të Pekinit, përmes një sistemi video të drejtpërdrejtë.

Më shumë se 60 milion nxënës dhe mësues në rreth 80 000 shkolla të mesme në të gjithë vendin ndoqën leksionin e veçantë nga hapësira gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në TV.

Leksioni i astronautes ishte për lëvizjen në një mjedis mikrograviteti e tensionin sipërfaqësor të lëngjeve, dhe synonte të ndihmonte nxënësit të kuptojnë konceptet e peshës dhe masës dhe ligjet e Njutonit.

33-vjeçarja Wang, e lindur në provincën Shandong të Kinës Lindore, vendlindja e arsimtarit më të famshëm të Kinës Konfuci, është astronautja e dytë kineze pas Liu Yang, e cila hyri në librin e rekordeve gjatë misionit "Shenzhou-9" në qershor të vitit të kaluar.

Mësimi kishte për qëllim popullarizimin sa më shumë të hapësirës, si dhe nxitjen e entuziazmit për universin dhe shkencës, thotë Zhou Jianping, kryehartues i programit hapësiror me kozmonaut të Kinës, i cili shtoi se mësimi do të grumbullojë përvojë për aktivitete të ngjashme.

Mësuesja e parë në botë në hapësirë ishte Christa McAuliffe, një mësuese 37-vjeçare e shkollës së mesme nga Shtetet e Bashkuara, por "Space Shuttle Challenger" u shpërbë pas 73 sekondave në fluturim më 28 janar 1986. McAuliffe dhe gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit humbën jetën.

Barbara Morgan, zëvendësuese e McAuliffe në atë mision, që më vonë u bë astronaute, përfundoi mësimin e mësimdhënies në hapësirë në vitin 2007, kur u dërgua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me "Space Shuttle Endeavour". Nëpërmjet videos, ajo u tregoi nxënësve si të stërviten dhe të pinë ujë në hapësirë. (Artani)

 

Mesazh për mësuesen e parë kineze në hapësirë
Astronautët kinezë vijojnë me misionin në hapësirë
"Shenzhou-10" bashkohet me laboratorin hapësinor "Tian Gong Nr.1"
"Shenzhou 10" lidhet me "Tiangong-1"
Xi Jinping uron stafin e programit hapësinor
Makao uron lëshimin e "Shenzhou 10"
Festa e Varkës së Dragoi, astronautët dërgojnë urime
"Shenzhou-10" futet në orbitën e përcaktuar
Anija kozmike "Shenzhou 10" lëshohet me sukses
Xi Jingping takon kozmonautët e "Shenzhou 10"
"Shenzhou 10", zhvillohet ceremonia e lëshimit

më tepër>>>>

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China