PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FAO e kënaqur me përpjekjet për zhdukjen e urisë
2013-06-13 10:34:19 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia e OKB-së për Ushqimin, FAO tha se 38 vende kanë plotësuar standardet e përcaktuara ndërkombëtarisht për të zhdukur urinë.

Drejtori i agjencisë, Jose Graziano da Silva deklaroi se këto vende treguan se me vullnet të fortë politik dhe bashkëpunim, është e mundur që të eleminohet shpejt situata e mungesës së ushqimeve.

Mes vendeve që kanë arritur standardet janë Algjeria, Bangladeshi, Kameruni, Indonezia, Jordania, Nigeria, Togo e Uruguai.

Kreu i FAO-s gjithashtu i bëri thirrje të gjitha shteteve që të vijojnë luftën për zhdukjen e urisë, në përputhje me një nismë të posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China