PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi i Xi Jinpingut me Wu Boxiong
2013-06-13 20:25:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në pasditen e 13 qershorit sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së Xi Jinping u takua në pallatin e Asamblit Kombëtar Popullor të Kinës me kryetarin e nderit të Partisë Guomindanase të Kinës Wu Boxiong dhe delegacionin e tij.

Në takim, Xi Jinping u shpreh se nën gjendjen e re, Partia Komuniste e Kinës do të vazhdojë të ruajë praktikat dhe parimet, t'i kushtojë vëmendje thellimit të marrëdhënieve midis dy brigjeve dhe zhvillimit paqësor, për të mirën e mbarë kombit kinez.

Për këtë, Xi Jinping paraqiti 4 propozime.

Së pari; të dyja partitë duhet t'i përmbahen parimit të një Kine.

Së dyti; palët duhet të njohin perspektivën e marrëdhënieve midis dy brigjeve mbi bazën e rishikimit të historisë.

Së treti; marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në periudhën e re të konsolidimit dhe të thellimit, të dyja palët duhet të ruajnë frymën e progresit aktiv e të kapërcejnë së bashku vështirësitë.

Së katërti; mbi bazën e stabilizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të zhvillojnë bashkëpunim dhe të zgjerojnë shkëmbimet.

Nga ana e tij, Wu Boxiong theksoi se palët kanë rënë në konsensus për respektimin e pavarësisë së Tajvanit, nguljen këmbë në bazën e përbashkët politike të parimeve të rëna dakord në vitin 1992. Ai shtoi se kjo gjë është konsensusi i dy partive dhe bazë e marrëdhënieve dhe e zhvillimit paqësor midis dy brigjeve. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China