Presidenti kinez Xi Jinping ju drejtua me një fjalim Dhomës së Lartë të Parlamentit të Meksikës, nën moton "Zhvillim i përbashkët, e ardhme e ndritur".
Në fjalimin e tij, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës Latine ndodhen në fazën e zhvillimit të shpejtë, ndaj, të dyja anët duhet të përparojnë me largpamësi, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm.
Xi Jinping u shpreh se Meksika është një vend i rëndësishëm i Amerikës Latine dhe zhvillimi i marrëdhënieve kino-meksikane i shërben mbarë rajonit.
"Amerika Latine po futet në një fazë të artë zhvillimi, ku përparimi i saj do të thotë më shumë mundësi për botën sigurisht edhe për Kinën. Zhvillimi i marrëdhënieve mes Kinës dhe Amerikës Latine është në hapje e sipër dhe kërkon bashkëpunim për të arritur fitime të përbashkëta," tha Xi Jinping.
Xi Jinping shtoi gjithashtu se partneriteti strategjik midis Kinës dhe Amerikës Latine, do të nxitë zhvillimin e përbashkët dhe do të favorizojë paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit dhe madje mbarë botës. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)