PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping thekson bashkëpunimin ekonomik me Meksikën
2013-06-06 11:04:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping që ndodhet për vizitë në Meksikë, bëri thirrje të mekurën për përpjekje të përbashkëta për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Si Kina ashtu edhe Meksika ndodhen në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre, ndaj të dyja ekonomitë janë plotësuese për burimet natyrore, teknologjinë, kapitalin dhe tregun, tha Xi gjatë një konference me sipërmarrës kinezë dhe meksikanë.

Ai theksoi se Kina dhe Meksika sapo kanë rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin dypalësh duke e ngritur atë në nivel të partneritetit strategjik, gjë që krijon kushte shumë më të favorshme dhe hapësirë për tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Presidenti kinez pranoi se të dyja palët e kanë parë njëri tjetrin si partner zhvillimi, ndërsa do të shtojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar nën një perspektivë të re. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China