Takimi mes kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping dhe presidentit amerikan Barak Obama do të jetë i një rëndësie historike dhe strategjike, deklaroi ambasadori i Kinës në SHBA Cui Tiankai të mërkurën.
Cui vuri në dukje se takimi Xi-Obama, që do të zhvillohet më 7 dhe 8 qershor në Kaliforni, do të shënojë kontaktin e parë të drejtpërdrejtë mes presidentëve të Kinës dhe SHBA-së pas zgjedhjeve.
"Të dy presidentët do të bisedojnë mbi partneritetin e ri Kinë-SHBA dhe çështjet kryesore që ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe," nënvizoi Cui.
Ambasadori theksoi se tani zhvillimi i partneritetit mes Kinës dhe SHBA-së ndikon jo vetëm në interesat dypalëshe, por edhe paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Rajonit të Azi Paqësorit dhe madje të botës.
"Të dyja palët duhet të nisen nga interesat thelbësore të dy popujve, të bazohen te gjendja e përgjithshme, të fokusohen tek e ardhmja dhe të krijojnë një rrugë të re për marrëdhëniet mes dy fuqive," u shpreh Cui Tiankai.
Ambasadori Cui bëri të ditur gjithashtu se në prag të takimit Xi-Obama, përgatitjet po shkojnë normalisht.
"Presim që në këtë takim të arrihet një rezultat pozitiv dhe të përcaktohet një drejtim i qartë për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane, për të favorizuar më mirë të dy popujt si dhe mbarë botën," përfundoi Cui. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)