Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij meksikan Enrique Nieto u zotuan të martën të rritin nivelin e bashkëpunimit në nivel partneriteti strategjik.
Lideri kinez mbërriti në Qytetin e Meksikës për një vizitë zyrtare treditore që synon të rritë bashkëpunimin me Meksikën në nivel të lartë partneriteti strategjik, si edhe të zhvillojë bisedime me homologun Nieto.
Gjatë bisedimeve të dy presidentët ranë dakord se forcimi i bashkëpunimit afatgjatë miqësor dypalësh u shërben interesave themelore të të dy vendeve dhe të dy popujve, si edhe i shërben nxitjes së bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim. (Leftion Peristeri)