Kryetari i Shtetit i Kinës u takua të martën me homologun e vet meksikan Enrique Peña Nieto në Qytetin e Meksikos, për të shkëmbyer mendimet lidhur me bashkëpunimin dypalësh.
Gjatë bisedimeve, Xi tha se vitet e fundit bashkëpunimi tregtar Kinë-Meksikë ka patur zhvillim e rritje të vazhdueshme. Kina është partneri i dytë tregtar më i madh në botë i Meksikës dhe Meksika është partneri i dytë më i madh i Kinës në Amerikën Latine.
Xi shtoi se vizita e tij në Meksikë do shërbejë gjithashtu që palët të zgjidhin problemin e eksportit të mishit të derrit drejt Kinës. Ai shtoi se Kina është e gatshme të shtojë kontaktet me Meksikën në fushën tregtare nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe mirëpret palën meksikane të marrë pjesë në panairet tregtare në Kinë. (Zhan Dian/Albana)