PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të forcojë bashkëpunimin me vendet e Karaibeve
2013-06-03 18:57:38 CRI Komenti juaj Printoni
Para përfundimit të vizitës në Republikën e Trinidad dhe Tobagos, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua atje me liderët e vendeve të tjera të rajonit të Karaibeve. Z. Xi shpalli në këto takime masat konkrete për nxitjen e bashkëpunimit me këto vende, duke përfshirë ndërtimin e qendrave të teknologjisë bujqësore, dërgimin e 100 punonjësve mjekësorë në këtë rajon, ofrimin e bursave nga qeveria kineze për 1000 studentë vendorë etj.

Lidhur me arsyen përse Pekini ka zgjedhur këto fusha si pika me përparësi bashkëpunimi, ish-ambasadori i Kinës në Trinidad dhe Tobago Yang Youming vuri në dukje se kjo përcaktohet nga kushtet e zhvillimit të secilit prej këtyre vendeve: "Së pari, vendet e Karaibeve ndodhen në një fazë të rëndësishme zhvillimi dhe kanë nevojë për shumë projekte infrastrukturore, dhe Kina mund të ofrojë kapitale, teknologji dhe personel. Kina është një vend i madh bujqësor me teknologji të zhvilluar në këtë sektor, kurse teknologjia bujqësore e vendeve të Karaibeve është relativisht e prapambetur. Ato dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin me palën kineze për të ngritur nivelin e zhvillimit në fushën bujqësore."

Z. Yang vuri në dukje gjithashtu se takimi i kryetarit Xi me liderët e vendeve të Karabeve që nuk janë destinacione të vizitës së tij të kësaj here, pasqyron edhe politikën e jashtme të Kinës. "Kina zhvillon diplomaci të gjithanshme, një ndër parimet e së cilës është zhvillimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor në bazë të leverdisë së ndërsjellë me vende të ndryshme të botës, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Para kthimit në atdhe, kryetari Xi do të zhvillojë bisedime edhe me homologun e vet amerikan Barak Obama. Ky fakt e tregon plotësisht edhe këtë parim", theksoi ish-ambasadori Yang.

(Çan Jean/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China