PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Chinchilla: "Të shtojmë bashkëpunimin me Kinën"
2013-06-02 20:08:54 CRI Komenti juaj Printoni
Presidentja e Kosta Rikës, Laura Chinchilla vlerësoi rëndësinë e vizitës së homologut të saj kinez, Xi Jinping, duke thënë se bashkëpunimi dypalësh po shtohet.

"Kjo vizitë mund të forcojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar", tha Chinchilla në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve, "Xinhua", para mbërritjes të dielën të kreut të shtetit të Kinës.

Gjatë qëndrimit të Xi në Kosta Rikë pritet të nënshkruhen mes të tjerash marrëveshjet për ngritjen e një rafinerie të përbashkët nafte dhe për financimin nga Kina të ndërtimit të një autostrade.

Palët pritet të diskutojnë edhe për shtimin e bashkëpunimit në arsim dhe në projektet e energjisë së pastër. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China