PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sanchez: "Dialogu SHBA-Kinë, i rëndësishëm"
2013-05-10 20:18:57 CRI Komenti juaj Printoni

Nënsekretari amerikan për Tregtinë e Jashtme, Francisco J. Sanchez tha të premten se dialogu është i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së.

Sipas tij, ekzistojnë shumë keqkuptime ndaj është e rëndësishme që palët të fokusohen te çështjet reale.

"Fatet na kanë lidhur më shumë se kurrë. Dy ekonomitë më të mëdha të botës duhet të punojnë bashkë për të shtuar mundësitë dhe për të siguruar më shumë prosperitet", tha Sanchez gjatë një forumi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Hong Kong.

Sanchez shtoi se marrëdhëniet tregtare me Kinën janë çelësi i rritjes së eksporteve amerikane.

Sipas statistikave, vitin e kaluar eksportet amerikane drejt Kinës u rritën me 6%, në vlerën 110 miliardë dollarë, duke mbështetur ekonominë amerikane me hapjen e vendeve të reja të punës. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China