PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vijon puna për normalizimin e gjendjes në lokalitetin Lushan të prekur nga tërmeti
2013-05-07 19:42:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në lokalitetin Lushan të provincës Sichuan, që muajin e kaluar u godit rëndë nga një tërmet i madh prej shtatë ballësh, është rikthyer furnizimi i gjithanshëm me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Gjithashtu, është siguruar edhe mbulimi i plotë me shërbime mjekësore i banorëve të këtij lokaliteti.

Bashkia e qytetit Yaan njofton se zona e prekur nga tërmeti ka hyrë në periudhën kyçe të rindërtimit. Deri në pasditen e së dielës, janë sistemuar afro 730 mijë banorë. Të gjitha shkollat e lokalitetit Lushan kanë rifilluar mësimdhënien. Gjithashtu, kanë rinisur punën edhe shërbimi ambulator dhe institucionet mjekësore të këtij lokaliteti. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China