Presidenti i Hungarisë Janosh Ader u shpreh të martën në një konferencë shtypi të organizuar pas takimeve me homologun e vet bullgar Rosen Plevneliev se vendi i tij mbështet pranimin e Bullgarisë në Shengen.
Rosen Plevneliev tha se disa vende europiane nuk janë dakord për pranimin e Bullgarisë në Shengen, pasi shqetësohen për hapjen e kufirit dhe për emigrantët. Ai shtoi se nëse do të nevojitet, Bullgaria do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të penguar dyndjet e emigrantëve. (Vera/Albana)