"Bashkëpunimi midis Kinës dhe Kongos ka qenë i vazhdueshëm dhe vitin tjetër të dyja vendet do të kremtojnë përvjetorin e 50-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në 40-vjet, Kina dhe Kongoja kanë pasur arritje të mëdha. Presidenti i Kinës Xi Jinping do të jetë kreu i parë i Kinës që viziton Republikën e Kongos, ndaj jam i bindur se kjo vizitë do të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe," tha Sassou.
Ai shtoi se Kina ka luajtur rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Liderët e të dy vendeve pritet të shkëmbejë mendime mbi çështjet ndërkombëtare ekonomike, paqen dhe stabilitetin në Afrikë, dhe rajone të tjera. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)