Duke folur për televizionin B92, Baçeviç tha se ekonomia nuk mund të zhvillohet me projekte të vogla. "Serbisë i duhen projekte të mëdha," shtoi ministri.
Ideja e lidhjes së Beogradit me Detin Egje nëpërmjet sistemit të kanaleve të Danubit, ekziston prej më shumë se 150 vjetësh.
Deklaratat e ministrit erdhën pas arritjes së një marrëveshjeje me 'China Gezhouba Group' që do të kryejë pa pagesë, studimin e fizibilitetit.
Rezultatet e para të studimit do të dalin pas dy muajsh. (Leftion Peristeri)