PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Rusia premtojnë thellimin e bashkëpunimit
2013-03-23 09:10:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan në Moskë të premten deklaratën e përbashkët kino-ruse lidhur me thellimin e marrëdhënieve të partneritetit e të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik me përfitime të ndërsjella. Nënshkrimi i këtij dokumenti tregon vullnetin e të dy vendeve për të pasur bashkërendim strategjik mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare.

Deklarata vlerëson se marrëdhëniet kino-ruse kanë arritur një nivel më të lartë se kurrë më parë, duke u bërë shembull i harmonisë për vendet e tjera dhe duke luajtur rol të rëndësishëm për nxitjen e paqes dhe të sigurisë botërore e rajonale.

Në dokument theksohet gjithashtu që vendet e botës duhet të zbatojnë parimet e Kartës së OKB-së, të nxisin demokratizmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të kundërshtojnë hegjemonizmin e çdo lloji dhe të respektojnë sovranitetin e tërësinë territoriale të vendeve të tjera, si edhe larminë kulturore e të rrugëve të zhvillimit të zgjedhura nga vendet e tjera.

Për sa i përket çështjes së sistemit antiraketë, në dekalaratën e përbashkët kino-ruse u bëhet thirrje vendeve të botës të tregojnë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë, për të kundërshtuar çdo vend ose grup vendesh që dëshirojnë të zhvillojnë në mënyrë të njëanshme sistemin antiraketë, duke minuar stabilitetin dhe paqen në botë.

Deklarata vë në dukje gjithashtu se vendet e BRIK-ut - Brazili, Rusia, India dhe Kina - po shndërrohen gradualisht në një mekanizëm dialogu dhe bashkëpunimi lidhur me çështjet e ndryshme ekonomike e politike botërore. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China