Të premten, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në Moskë, duke filluar vizitën shtetërore në Rusi.
Rusia është destinacioni i parë i vizitës së Xi Jinpingut si kryetar i shtetit.
Siç mësohet, gjatë vizitës, Xi Jinpingu do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-ruse, si dhe fushat kryesore të bashkëpunimit mes dy palëve. Ndërkohë, me këtë rast, Xi do të shtjellojë qëndrimin e Kinës mbi një sërë çështjesh kryesore të rajonit dhe të botës. Të dyja palët do të miratojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me fqinjësi miqësore Kinë-Rusi 2013-2016 dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes të Vitit Turistik të Kinës në Rusi.
Krahas këtyre, Xi do të takohet edhe me kryeministrin rus Aleksander Medvedev, kryetarin e Këshillit Federal Matviyenko dhe kryetarin e Dumës Naryshkin, si dhe përfaqësuesit e qarqeve të ndryshme të Rusisë. (Jiang Lei)