PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping, premton zgjerim të bashkëpunimit me OKB-në
2013-03-21 20:19:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ri kinez Xi Jinping premtoi të enjten se vendi i tij do të zgjerojë bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke plotësuar detyrimet ndërkombëtare.

Gjatë një bisede telefonike me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moon, Xi tha se Kina do të punojë me Kombet e Bashkuara për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të promovuar bashkëpunimin mes vendeve për të kontribuuar në zhvillimin paqësor të globit.

Kina ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kombeve të Bashkuara, i tha presidenti kinez zotit Ban, duke shtuar se Pekini ka mbrojtur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe ruajtur autoritetin e Kombeve të Bashkuara, duke respektuar rolin e saj në çështjet botërore, shtoi Xi.

Ban e uroi presidentin Xi për detyrën e re dhe u shpreh besimplotë se populli kinez do ta realizojë ëndrrën e tij nën udhëheqjen e Xi.

Shefi i OKB-së falënderoi Kinën për bashkëpunimin dhe shprehu besimin për thellimin e tij edhe më tej. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China