Gazeta kineze "Renminribao" do të botojë në numrin e saj të së mërkurës editorialin me titull "Nga pikënisja e re të krijohet një gjendje e re", ku shprehen përgëzime të ngrohta për mbylljen e sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).
Në këtë editorial thuhet se gjatë këtij sesioni z. Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të partisë dhe të shtetit biseduan me anëtarët e çdo grupi për çështjet e ndryshme shtetërore. Anëtarët e grupeve paraqitën sugjerimet e tyre nisur nga largpamësia politike dhe gjendja e përgjithshme, duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe duke paraqitur propozime të çmuara.
Editoriali i "Renminribao"-s thekson gjithashtu se demokracia popullore është jeta e secializmit dhe një pjesë e rëndësishme përbërëse e sistemit politik në Kinë. Luajtja siç duhet nga Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez e rolit të saj në konsultimet politike, kontrollin demokratik dhe diskutimet e çështjeve politike përcakton nivelin dhe cilësinë e demokracisë socialiste. Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës e vuri theksin në nxitjen e zgjerimit të konsultimeve demokratike në nivele të ndryshme dhe në mënyrë sistemore. Duke ndjekur objektivin e përmirësimit të demokracisë socialiste, veprimtaria e përgjegjshme e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez përputhet me misionin e saj dhe me nevojat e vendimmarrjes, si edhe pasqyron më mirë vullnetin e popullit. (Vera/Artani)