PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, çelësi i reformës është përmirësimi i administrimit
2013-03-11 15:23:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka nisur reformën institucionale që po prezantohet gjatë punimeve të sesionit të parë të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Wang Feng, zv-ministër i Zyrës së Komisionit Shtetëror për Reformën e Sektorit Publik, u tha medieve se çelësi i reformës është ndryshimi i funksioneve.

Synimi është që të forcohet dhe të përmirësohet makro-administrimi i qeverisë, si dhe të zbatohen 4 kompetencat kryesore në rregullim ekonomik, mbikëqyrjes së tregut, administrimit shoqëror dhe shërbimeve publike.

Lidhur me reformën ndaj Ministrisë së Hekurudhave, Wang Feng u shpreh se ky ndryshim i shërben hekurudhave për t'u futur në treg dhe për të formuar një rrjet funksionimi me investime të shumëllojshme.

Reforma e ndan kompanitë nga institucionet organet shtetërore. "Kompanitë nxiten të krijojnë sistemin e tyre modern dhe të nisin sa më parë procesin e financimeve, tha Wang.

Lidhur me kombinimin e Administratës Shtetërore të Publikimeve dhe Administratës Shtetërore të Radio Film Televizionit, Wang Feng u shpreh se ky është një hap shumë i rëndësishëm. "Duhet të shohim me kujdes para se të vazhdojmë kombinimin e mëtejshëm me Ministrinë e Kulturës," thotë Wang, duke shtuar se reforma institucionale është një proces gradual dhe nuk bëhet menjëherë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China