PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wu: Më shumë energji në hartimin dhe përmirësimin e ligjeve
2013-03-08 19:19:27 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u zhvillua në Pekin mbledhja e 2-të plenare e sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Kryetari i Komitetit të Përhershëm të AKP-së Wu Bangguo mbajti në këtë mbledhje raportin e punës së këtij organi, ku theksoi që duhet të forcohet e përmirësohet më tej legjislacioni dhe t'u kushtohen më shumë energji përsosjes së ligjeve dhe nxitjes së hartimit të rregulloreve që mbështetin ligjet përkatëse.

Wu Bangguo u shpreh se pesë vjetët e kaluar ishte periudha kur sistemi ligjor i socializmit demokratik dhe sistemi i AKP-së korrën suksese të mëdha.

"Sistemi ligjor i socializmit me karakteristika kineze, gjatë zhvillimit të vendit ka krijuar, në formën e Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, një sërë sistemesh të rëndësishme, të cilat janë thelbësore, të gjithanshme, të qëndrueshme dhe afatgjata. Ky sistem është thelbi, pasqyrimi, si dhe garantimi i nivelit të socializimit me karakteristika kineze," tha Wu.

Sipas raportit, gjatë legjislaturës së kaluar, AKP-ja dhe komiteti i saj i përhershëm kanë shqyrtuar gjithsej 93 projektligje, 86 prej të cilave janë miratuar. Ndërkohë, Komiteti i Përhershëm i AKP-së ka dëgjuar dhe ka shqyrtuar gjithsej 70 raporte, duke kryer 21 kontrolle të zbatimit të ligjit dhe 9 seanca pyetjesh.

Lidhur me punët e sivjetshme, Wu Bangguo tha se 2013-a është viti i fillimit të zbatimit të frymës së Kongresit të 18-të të PKK-së dhe viti i parë i legjislaturës së re të AKP-së. Zyra e Punës pranë AKP-së së re dhe sektorët përkatës kanë hartuar pikat kryesore të punëve lidhur me legjislacionin, mbikëqyrjen etj. dhe ka planifikuar punët kryesore gjatë gjithë vitit, të cilat përfshijnë hartimin e planit 5-vjeçar, vazhdimin e shqyrtimit të ligjit të buxhetit, të ligjit të markave tregtare dhe ligjit të mjedisit.

Krahas këtyre, do të shqyrtohen edhe raportet mbi strategjinë e zhvillimit të krahinave perëndimore dhe procesin e urbanizimit, si edhe do të fillojë studimi për zbatimin e ligjeve përkatëse.(Jiang Lei/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China