PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfundon punimet Forumi i 43-të Ekonomik Botëror
2013-01-28 11:04:07 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i 43-të Ekonomik Botëror ka përfunduar punimet të dielën në Davos, pas 5 ditësh. Mbi 2500 përfaqësues nga mbi 150 vende e rajone ishin të pranishëm në këtë forum, ku diskutuan mbi sfidat globale dhe masat për përballimin e rreziqeve të mundshme.

 

Tema e sesionit të sivjetshëm ishte "më shumë gjallëri për zhvillimin e vazhdueshëm". Kryetari ekzekutiv i këtij forumi Klaus Schwab u shpreh se shumë çështje ndërkombëtare kërkojnë jo vetëm zgjidhje nga vendet përkatëse, por edhe një platformë për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve. Në takimin e kësaj here, pjesëmarrësit zhvilluan mbi 250 seminare lidhur me rreziqet ekonomike globale, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e aftësisë sociale etj.

 

Sipas Komitetit Organizativ të Forumit, samiti veror (Samiti i liderëve të rinj të Forumit Ekonomik Botëror 2013) do të organizohet nga datat 11 deri më 13 shtator në Dalian të Kinës. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China