PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Davos, FMN-ja bën thirrje për shtrirjen e mbikëqyrjes financiare
2013-01-28 19:57:09 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht përparimeve të shënuara për mbikëqyrjen financiare pas krizës së vitit 2008, mbetet ende shumë për t'u bërë, deklaroi një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Institucione si Bordi i Stabilitetit Financiar dhe FMN-ja bënë përpjekje të rëndësishme për të përmirësuar mbikëqyrjen financiare të institucioneve dhe produkteve, i tha Zhu Min, zëvendësdrejtor i Menaxhimit i FMN-së, Agjencisë së Lajmeve Xinhua, në Forumin Ekonomik Botëror.

Zhu e quajti rregulloren 'Basel III' si hapin më të madh të bërë përpara. "Por pavarësisht rregullave dhe rregulloreve, ato nuk do të zbatohen deri në vitin 2019," tha ai.

Mbikëqyrja financiare duhet parandalojë rreziqet financiare dhe krizat, shtoi Zhu. Ai pranoi ndërkohë se rregulloret për mbikëqyrjen financiare nuk duhet të jenë shumë të ashpra për të dëmtuar besimin e bankave për të kredituar ekonominë reale. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China