PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Reagime të ashpra pasuar lëshimin e satelitit nga Koreja e Veriut
2012-12-13 10:30:05 CRI Komenti juaj Printoni
Reagime të ashpra pasuar lëshimin e satelitit nga Koreja e Veriut. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Kimoon nëpërmjet zëdhënësit shprehu keqardhje ndaj veprimit të Fenianit. Ai theksoi në deklaratë se lëshimi i satelitit "është një mosbindje ndaj qëndrimit të vendosur dhe unanim të komunitetit ndërkombëtar", veprim që ka shkelur rezolutën numër 1874 të Këshillit të Sigurimit.

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-së Tommy Vietor nënvizoi se lëshimi i satelitit nga Koreja e Veriut është një "veprim shumë kërcënues". "SHBA-ja së bashku me vendet e tjera të bisedimeve 6-palëshe, Këshillin e Sigurimit dhe vendet e tjera anëtare të OKB-së, do të bashkëpunojë për të bërë veprimet e përshtatshme."

Edhe Koreja e Jugut deklaroi se Feniani ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe në një zë më komunitetin ndërkombëtar e kritikuan ashpër këtë veprim.

Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se lëshimi i satelitit ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit. "Koreja e Veriut si një vend anëtar i OKB-së duhet të zbatojë pa kushte vendimet e Këshillit të Sigurimit."

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë Catherine Ashton deklaroi se BE-ja do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve, pasi Koreja e Veriut lëshoi satelitin.

Baronesha Ashton theksoi se lëshimi i satelitit nga Peniani shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me nr. 1718 dhe nr.1874.

Satelitit i Fenianit u lëshua me sukses satelitin të mërkurën në mesditë. Lajmin e konfirmoi edhe agjencia zyrtare e lajmeve. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China