Sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së dhe kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak të PKK-së Xi Jinping, gjatë vizitës së tij në Guangzhou i bëri thirrje Ushtrisë të konkretizojë strategjinë e mbrojtjes si dhe theksoi koordinimin mes forcave ajrore, tokësore dhe detare.
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga autoritetet ushtarake të mërkurën
Xi i tha këto gjatë një inspektimi nga datat 8-10 dhjetor në bazën operacionale të Ushtrisë kineze në Guangzhou.
Lideri i Partisë Komuniste të Kinës u kërkoi oficerëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të implementojnë kritere konkrete luftimi në trajnimet ushtarake dhe të rrisin ndërgjegjësimin në mesin e ushtarëve.
Ai shtoi se rilindja e kombit kinez realizohet duke iu përmbajtur një shteti të lulëzuar dhe një ushtrie të fuqishme dhe ushtria e Kinës do ta zbatojë me efikasitet këtë detyrë historike. (Wang Xianya/Albana)