Anija kineze e peshikimit numër 206 bëri lundrimin e parë të martën në Shangai.
Anija që ka tonazhin më të lartë (5800 tonë) dhe që është një nga mjetet më të avancuara, u bë pjesë e flotës së anijeve të peshkimit dhe do të vihet në përdorim në kuadër të të drejtave të peshkimit në ujërat e Detit të Kinës Lindore.
Ajo jo vetëm që do të sigurojë lundrimin e anijeve kineze në zonat ekskluzive ekonomike e zbatimin e ligjit, por edhe do të do të mbrojë pronat dhe sigurinë e peshkatarëve, do të ruajë rendin dhe të drejtat detare të Kinës. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)